Real-PSG e Çelsi-Barcelona, Champions merr zjarr

Është hedhur shorti i 1/8-ave në Champions League dhe ashtu si pritej, do të kemi përballje të frikshme dhe spektakolare, nga ato që quhen finale të parakohshme.

PSG, klubi që ka vendosur rekorde të çmendura në merkaton e verës, është dënuar nga fati, sepse do të përballet me Real Madridin kampion në fuqi, një sfidë mjaft e vështirë për francezët, që kanë vite që nuk ia dalin, kur përballen me emra të mëdhenj.

Një supersfidë është edhe ajo mes Çelsit e Barcelonës, rivalë të egër në dekadën e fundit, ndërkohë që ka pasur edhe polemika në përballjet mes tyre. Fakt kurioz: Çelsi nuk ka humbur asnjë nga 7 përballjet e fundit me Barcelonën në Champions (2 fitore e 5 barazime).

Ndeshjet e këtij turi do të luhen në shkurt (13, 14, 20 dhe 21) dhe në mars )6, 7, 13 e14) 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online