Mbrëmja e djeshme rezervoi dy sfida të rëndësishme, të cilat nisur nga objektivat e klubeve ngjallnin tjetër emocion. Real Madridi dhe Sevija matën forcat në një përbllaje që mudn të rezultonte vendimtare në luftën për titull në La Liga, teksa një fitore e “los blancos” i katapultonte në vendin e parë, ndërsa një trepikësh për Sevijan përkthehej në një kundërshtar më shumë për luftën për kampion.
Por trajneri Koeman ka bërë tjetër zgjedhje përpara ekranit të televizotit. Kreu i pankinës së Barcelonës tregon në konferencën e sotme për shtyp se pas 20 minutave të para e ka lënë këtë sfidë për të ndjekur Milan-Juventus. Megjithatë arsyeja ka qenë për faktin se ndjekja e rivalëve i sjell vetëm nervozizëm.
“Unë pashë 20 minutat e para dhe më pas pashë Milan-Juventus, sepse bëhem nervoz duke parë ndeshjet e rivalëve. Unë preferoj të jem i qetë. Titulli? Ne vazhdojmë të besojmë në fitimin e kampionatit. Do të shohim se cili është rezultati nesër në mbrëmje. Nuk është në duart tona. Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe të mos ua bëjmë më të lehtë rivalëve tanë”, ka thënë ndër të tjera Ronald Koeman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/