Armando Broja ka luajtur nga minuta e 60 në përmbysjen e Chelsea ndaj West Ham. Sulmuesi shqiptar nuk arriti të godiste portën kundërshtare, por ishte protagonist në golin e dytë të shënuar. Pasi e priti Chillëel në vendin e duhur, Broja do ta pasonte topin për të dhe më pas erdhi asisti për Havertz.
Por përtej këtij rasti, sërish u tregua dëshira në fushën e lojës me presionin ndaj kundërshtarëve dhe shpejtësinë e tij që u duartrokit nga Stamford Brigde. Të gjithë komentet e ardhura pas ndeshjes në “Twitter” janë më shumë sesa positive për Brojën. Madje në një prej statuseve që po pëlqehet më tepër në këtë rrjet social dhe vjen nga një prej personave që shkruan në faqen “Chelseafc365”, thuhet:
“Tuchel duhet të përdor Havertz-Broja që të luajnë në sulm së bashku, mua më pëlqen shumë kjo. Broja është një kënaqësi kur e shikon të luash, kaq i lumtur që i dhamë kontratën e re. Mënyra sesi ai lëviz me topin në fushë, sesi tallet me mbrojtësit kundërshtar dhe sesi reagon kur humbet ndonjë top është e çmendur”, shkruhet në postimin që po aprovohet nga të gjithë tifozët e Chelsea. /Sport Ekspres/
Tuchel should use Havertz – Broja up top together more, I really liked it, Broja was a pleasure to watch, so happy he got that contract because the way he was moving on that pitch bullying defenders and chasing any lose ball down was mad.
— Pys (@CFCPys) September 3, 2022