Reagimi që pushton rrjetet sociale/ “A të vjen keq për Mesin?”, Goretzka pa mëshirë: Jo, ishte qejf për mua…

Nga Klaudio Ndreca

Të pamëshirshëm në fushën e lojës dhe të tillë në intervista! Këta janë gjermanët, njerëzit e ftohtë dhe që nuk vrapojnë në gjithë fushën për ta përshkruar as kur bëjnë një çmendur si ajo ndaj Barcelonës. Një fitore 8-2 në nivele të tilla do të kishte një reagim tjetër nga ekipet që nuk janë në Gjermani, ndërsa për baverezët festimi i çdo goli ishte si në miqësore.

E për të vazhduar me intervistat, ku Kimish i është përgjigjur prerë pyetjes së gazetarit nëse ndien keqardhje për Mesin pas kësaj disfate: “Jo”. E megjithatë, kjo përgjigje nuk është asgjë në krahasim me Leon Goretzkën, ku të njëjtës pyetje, i shprehet: “Jo, nuk më dhemb. Madje ishte pak qejf për mua. Këtë që ndodhi do ta besojmë saktësisht pas disa ditësh, nuk po e kuptoj ende. Na dhemb dyfish që nuk kemi tifozët sot për ta festuar”, u shpreh Goretzka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *