Reagimet e lojtarëve islandezë: Ishte një turp, menduam se Shqipëria u thye në golin e dytë

Një dëshpërim i madh ka rënë në krahun e Islandës pas ndeshjes me Shqipërinë, atje ku kanë humbur me rezultatin 4-2. Nuk kishte sesi të ishte ndryshe, kur miqtë arritën që të barazonin dy herë, por sërish u larguan kokëulur nga “Elbasan Arena”.

Kapiteni i Islandës, Aron Einar Gunnarsson, është i nervrikosur me veteveten dhe lojtarët e Islandës, për mënyrën sesi nuk arritën të kthenin rezultatin në favor, kur vendosën baraspeshën pas golave të Dërmakut dhe Hysajt.

“Ne nuk jemi ndeshur realisht me ta, kemi qenë të ngathët në pjesën e parë. Ndoshta disi më mirë te pjesa e dytë, por kur pëson katër gola në transfertë, nuk mund të fitosh, kaq e thjeshtë. Ajo që ishte më zhgënjyese, u kthyhem dy herë, shpenzuam shumë dhe pastaj u kthye në pluhur. Kështu nuk vazhdohet.

U bëmë disi shumë të fortë, në vend që të uleshim dhe të përqendroheshim me mbrojtjen. Sigurisht që do të dëshironim fitoren, por nuk kishim intesitetin e duhur kur barazuam në të dyja rastet, vazhdimi i dobët.Ky sot(dje) ishte një turp, por duhet të mërzitemi me veten dhe askënd tjetër. I kemi shanset ende në duart tona”, ka thënë Gunarson.

Nga ana tjetër, të njëjtën linjë mendimi e mban edhe portieri Hannes Halldorson. “Ishte një humbje e tmerrshme. Na kushtoi realisht shumë. Pashë që ishim në të njëjtin nivel me ta. Pritej disi që të ishin me supëriorë se ne në disa momente dhe ishte një garë që duhej shmangur. Kishim lojtarët shumë pas topit, derisa erdhën dhe na “grabitën” golin e tretë.

Është turp të mos përfitosh kur ti kthehesh dy herë. Ne besuam se nëse u kthyem dy herë, ata do të thyheshin. Por jemi ende gjallë”, ka thënë Hannes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online