Rasti i shumëdiskutuar i Ngo/ Jareci e tregon: Ishte penallti e padhënë, VAR nuk gjeti pamjen e duhur

VAR ka debutuar në Shqipëri në këtë sezon dhe në këto dy javë të para ka përshtypje pozitive. Por sigurisht që nuk mund të mungojnë edhe rastet e diskutuara. Më veçanërisht bëhet fjalë për ndeshjen e fundit të Tiranës, teksa bardheblutë barazuan 1-1 me Egnatian. Një kontakt në zonë me rrëzimin e Ngo nuk do të akordohej si penallti. Sokol Jareci, shefi i sektorit të arbitrave në FSHF u shpreh për “Neës 24” në “Sport Neës” se VAR nuk vendosi me pamjen e qartë në këtë rast.

Rasti i penalltisë të padhënë ndaj Ngos? Kjo ishte mangësia e sistemit VAR  ose e personit që ishte në VAR në këtë ndeshje, pasi nuk ka marrë të gjitha pamjet e ofruara nga transmetuesi pasi me të drejtë duhej akorduar. VAR-i duhet të gjente pamjen e duhur dhe ti sugjeronte arbitrin një penallti të mundshme, dhe në rast se do të bëhej do të jepej penallti pa hezitim.

Dënimet për gjyqtarët Sistemi VAR është për të shmangur gabimet në të shkuar, të cilat nuk është se kanë qenë shumë. VAR-i kërkon ta pastrojë futbollin, jo ta ndryshojë, të shmangë gabimet e vogla. Ka protokolle që janë për arbitrin në fushë dhe atë që ndodhet në VAR, çdo person do të marrë kostot e veta. Kemi komision në federatë që merret me këto punë, dhe në rast se gabohet dukshëm do të merren penalitete për arbitrat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *