Rasti David Silva është ende i freskët/ Tares po i ikën nga duart Muriqi, Roma dhe Milani futen në garë

Rasti i pabesisë së David Silvës është ende i freskët në kujtesën e Lazios. Kur në media cilësohej gjithçka si e mbyllur dhe pritej zyrtarizimi, spanjolli prezantohet në Spanjë. Një situatë e ngjashme duket sikur po ngrihet edhe për sulmuesin shqiptar, Vedat Muriqi, që me sa duket po i shpëton nga duart Igli Tares. Kohët e fundit është përfolur se shtatlarti dardan ka gjetur akordin me bardhekaltrit dhe detaje të transferimit janë bërë publike për mediat.

Por rruga nuk duket aq e shtruar deri te shërbimet e Muriqit. “Siamolaroma,it“ bën me dije se tashmë edhe Roma ka nisur bisedimet me lojtarin shqiptar, ndërsa të interesuar për të janë edhe kuqezinjtë e Milanit. Gjë që nxit më tepër dyshime rreth të ardhmes së gjigantit të sulmit, aq më tepër pas njoftimit për shtyp të Fenerbahçes. Vetë klubi bëri të qartë se janë disa skuadra në negociata për Vedat Muriqin dhe se nuk ka asgjë të vërtetë për një marrëveshje të mbyllur me Lazion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *