Në Serbi e teprojnë me frikën, Crvena Zvezda dëshiron të vijë e shoqëruar nga policia serbe në Tiranë

“Air Albania“ do të hapi dyert javën e ardhshme për ndeshjen e rëndësishme të Tiranës, atë kundër Crvena Zvezda. Në këtë duel do të vendoset cili ekip do të shkojnë në raundin e tretë të kualifikueseve të Champions League. Megjithëse pa praninë e tifozëve, në Serbi kanë nisur të frikësohen për provokime të mundshme, të cilat mund të konsiderohen si të pabaza, madje duke e tepruar disi situatën.

Sipas asaj që bën me dije “Sports Journal”, klubi nga Beogradi do të zbarkojë në Tiranë e shoqëruar edhe me forcat e policisë serbe, ashtu si ndodhi gjithashtu në rastin e ndeshjes mes Kombëtareve të Serbisë dhe Shqipërisë.

Mësohet se skuadra e Crvena Zvezdës dëshiron të izolohet në mënyrë hermetike në hotel pas mbërritjes, në mënyrë që të jenë të qetë nga izolimet. Çudia shkon deri aty sa po konsiderojnë të marrin me vete në Tiranë edhe një shef kuzhine, pasi duket se nuk kanë fort besim në Shqipëri./Halit Delibashi-Sport Eskpres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online