“Në Beograd nuk do kishin asnjë shans”, kapiteni i Laçit i tregon serbëve sekretin për të mundur Tiranën: Merrini mesfushën

Kapiteni i Laçit, Aleksandar Ignjatoviç, ka dhënë një intervistë për median serbe, “Novosti“, ku patjetër tema e diskutimit është dueli që Tirana do të ketë me Crvena Zvezda. E kush më mirë se një lojtar që luan në Superiore dhe që është përballur 4 herë brenda një sezoni me bardheblutë mund të tregonte më mirë sekretet për të mposhtur kampionët e Shqipërisë.

“Nëse do të luhej në Beograd mendoj se Tirana nuk do të kishte asnjë shans. Por nga fakti që luajnë në shtëpi gjithçka është e mundur. Gjithsesi, Zvezda është favoritja në këtë ndeshje dhe pres që të kalojë më tej. Kanë lojtarë më të mirë, kjo është e sigurt, dhe nëse janë në nivelin e tyre më të mirë nuk do të ketë asnjë problem. Duhet treguar nga minuta e parë se kush është kush në ndeshje“, ka nisur bisedën Ignjatoviç. Më tej, mbrojtësi i Laçit zbulon edhe pikën më të fortë të Tiranës dhe sekretin për ta mposhtur në atë sfidë.

“Ne kemi humbur me ta një herë, ndërkohë që triumfuam herën e dytë. Ata luajnë futboll të mirë, shumë të shpejtë, pjesa më e mirë e skuadrës është mesfusha. Atyre u pëlqen të luajnë dhe ta mbajnë topin në këmbët e tyre. Ndeshja do të vendoset nga një betejë në mesin e fushës. Ekipi që do të jetë më i mirë në këtë pjesë të fushës do të triumfojë.

Këtë sezon Tirana ndryshoi disa lojtarë. Sulmuesi i tyre më i mirë u largua, por dy anësoë shumë të mirë qendruan. Kobina, i cili është i shpejtë dhe shpërthyer, ndërsa braziliani Elton Kale është më tepër teknik. Por të dy janë lojtarë që bëjnë diferencën.

Stadiumi “Air Albania” është fantastic dhe tapeti është shumë i mirë. Mendoj se do i shkojë për shtat lojtarëve të Zvezdës, si Kataj, Ben apo të tjerëve. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për lojën dhe për mënyrën e të luajturit që bardhekuqtë kultivojnë. Mediat nuk e kanë përmendur Zvezdën këtu deri më tani, sepse ndoshta nuk e besonin se Tirana do të kalonte raundin e parë”, ka përfunduar Ignjatoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online