Rastësia e frikshme/ Puna e Igli Tares mund të hidhet poshtë, Lacio sheh për herë të dytë si duan “t’i vjedhin” Serinë A

Gjithmonë në rivalitetin e madh mes Romës dhe Lacios, të kuqtë krenohen se kanë një kampionat më shumë sesa lacialët, pasi zotërojnë tre të tillë. Por nga ana tjetër, të njëjtin numër duhej të kishte edhe Lacio, megjithëse një titull i është mohuar në vitet 1914-1915.

Skena ka qenë e ngjashme me këtë të sotmen, madje një rastësi e frikshme, megjithëse atëherë bëhej fjalë për hyrjen në luftën e parë botërore dhe jo vetëm të një virusi. Në atë kohë sigurisht që edhe vetë ndarja e kampionatit ndryshonte shumë nga kjo e sotmja, pasi kishte ndarje sipas rajoneve dhe në grupe.

Lacio i cili në grupin e tij u rendit i dyti pas Romës dhe sipas formulës kalonte më tej, do të arrinte të fitonte edhe në gjysmëfinale ndaj Lucca-s, që u tërhoq nga gara. Sipas të gjitha gjasave duhej të ishte duke sfiduar Genoan për fituesin e turneut, por ajo nuk u luajt kurrë. Finalja ishte caktuar për 23 maj, por tre ditë para, parlamenti italian votoi me vota të plota për të hyrë në Luftën e Parë Botërore. Kështu në 22 maj, FIGC vendosi pezullimin e menjëhershëm të kampionatit.

Në mënyrë të padrejtë, kampionati do t’i jepej pas disa vitesh në tavolinë si dhuratë Xhenoas. Kjo për dy arsye, që kanë të bëjnë me politikën sportive dhe “sinqeritetin” në fushë. Asokohe Federata ishte më e lidhur me qarqet në të cilën gjendej edhe Xhenova, ndërsa titulli iu dha si shpërblim për një klub që kishte luajtur rol drejtues në vitet e pionerëve të futbolli italian. Ndërsa nga ana tjetër, në atë kohë ekipet veirore kanë qenë më mirë në rezultate se pjesa tjetër. Mbi këtë temë janë hapur në mënyrë të vazhdueshme disa çështje, ndërsa në 2017 Lacio priste që t’ia rikthenin kampionatin e atyre viteve.

Tashmë jemi në vitin 2020 dhe ndaj lacialëve mund të bëhet një tjetër padrejtësi. Puna e madhe e Igli Tares dhe presidentit Lotito mund të zhvlerësohet në mënyrë të pabesueshme. Për shkak të Koronavirusit, kampionati u shty deri në prill. Nëse situata nuk gjen qetësi, atëherë dy nga alternativat që po merren parasysh shohin vetëm një humbës, Lacion.

Një prej tyre është që kampionati të mos quhet, duke ia kërkuar UEFA-S. Ndërkohë që Lacio punoi me vite dhe vite me radhë për të shkuar në “Champions League” dhe tani që po ia dilte, do ia marrin nga duart. Pastaj alternativa tjetër është edhe më e dhimbshme, pasi fituesi mund të merret nga renditja aktuale, atje ku Juventusi është vetëm 1 pikë më shumë se Lacio. Por sigurisht që nëse në Itali do të vendosin këtë formulë të fundit, në botën e futbollit të Serisë A do të jetë një luftë e madhe, pasi Lotito nuk do të tërhiqet për të kërkuar të drejtat e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online