Rastësia e fatit e teproi me goglat në Europë! Nuk është vetëm një ekip i Superiores, Shqipëria përplaset me Rumaninë për nivelin e futbollit

Shorti është hedhur dhe ekipet presin korrikun për të kërkuar suksesin në kompeticionet europiane. Goglat janë treguar bujare në turin e parë kualifikues me ekipet shqiptare, që kanë peshkuar kundërshtarë të përballueshëm në këtë fazë të turneve ku do të marrin pjesë. E në rast kalimi të turit të parë, skuadrat kanë njohur edhe rivalët e mundshëm që do të kenë në raundin pasardhës.

Në këtë pikë, rastësia e fatit e ka tepruar me goglat. Europa përplas Shqipërinë me Rumaninë për sa i përket nivelit të futbollit. Kështu në rast të kalimit të turit të parë në Champions League, Tirana me shumë ngjasa do të ketë përballë kampionen e Rumanisë, CFR Kluzhin. Këta të fundit janë favoritë në letër për të kaluar turin e parë kundër Pjunikut.

Ndërkohë sfida mes kampionateve vazhdon edhe në Ligën e Konferencës. Në rast se pengesa Saburtalo kalohet me sukses, Partizani do të ketë kundërshtar në turin e dytë nënkampionen e kampionatit rumun, Steauan e Bukureshtit. Rival rumun është rezervuar edhe për Vllazninë, që në turin e dytë kualifikues do të ketë përballë Universitatean e Kraiovës.

I vetmi që bën përjashtim nga rastësia e shortit europian është Laçi. Megjithëse kurbinasit e kaluan provën e tyre ndaj rumunëve verën që shkoi, kur eliminuan Universitatean e Kraiovës për të shkuar për herë të parë në histori në turin e tretë të një kompeticioni europian./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online