Ndeshjet “inauguruese” të Starovës si trajner këto kohët sezonet e fundit kanë qenë gjithmonë përballë Laçit. Një rastësi e çuditshme për numrin një të klubit. Në sezonin 2015-16, numri një i stolit luante në javën e parë të kampionatit kundër Laçit. Në sezonin 2016-17 merr vendin e Sormanit pas ndeshjes me Kukësin dhe takimin e parë e luan me Laçin duke fituar me rezultatin 0-2. I njëjti skenar edhe sivjet, pasi e nis sfidën e re të tij kundër kurbinasve në nisjen e fazës së dytë të kampionatit. Të shohim nëse do ta nisë me sukses, pasi të kuqtë duhet të kthehen te fitorja.
Sa tallen me kete Sulon. Ghunah se nuk me duket aq naiv
Ne pergjithesi ne shqiptaret e kemi zakon te tallemi me te gjithe, sepse ndihemi perfekte per gjithcka, edhe per te bere trajnerin…