“Rashitin po e presim, kemi nevojë për të gjithë”! Trajneri i Kukësit ka besim për mbijetesën në Superiore: Me këtë grup që kemi, mund t’ia dalim

Partizani ka arritur që të fitojë në përballjen kundër Kukësit, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës së Shqipërisë që u zhvillua në Kukës Arena. Goli i vetëm i takimit është realizuar nga ana e Taipit. Ky i fundit nuk e kishte të vështirë që të shënonte, teksa pas futjes së bukur në krahë të Carës, Taipi do të dilte me portën e boshatisur.

Topi do të shtyhej drejt rrjetë me portën e boshatisur dhe kështu të kuqtë morën një fitore me shumë vlera. Kjo ngre moralin e ekipit të drejtuar nga Orges Shehit, që me derbin e fituar dhe këtë përballje kundër Kukësit në Kupë, lë pas një periudhë jo të mirë rezultatesh. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Devolli: “E nisëm ndeshjen mirë, pastaj patëm pak probleme me treshen e mesfushës se nuk ndanim kundërshtarët. I shohim ndeshjet të gjitha dhe siç kam parë shumicën e ndeshjeve të Kukësit, e njoh ekipin. Unë mendoj se i kemi cilësitë për të kaluar këtë moment të vështirë. Nga porta deri në sulm, i kemi mundësitë që t’ia dalim. Rashitin e presim, se është lojtar cilësor, ka disa probleme shëndetësore dhe në këtë moment që jemi, kemi moment për të gjithë”.

Orges Shehi: “E kishim vlerësuar shumë këtë ndeshje. Na penalizoi shumë edhe fusha për të luajtur siç donim, ishte e rënduar, për këtë arsye kishte më shumë tranzicion apo krosime. Ishim shumë të kujdesshëm edhe në mbrojtje, jam i kënaqur me performancën që dhanë lojtarët e rinj. Ne kemi nxjerrë një mësim që pësonim gola në tranzicion. Patjetër që kishim raste për ta mbyllur ndeshjen, por jo çdo rast bëhet gol. Duhet të mbajmë fort urinë dhe dëshirën që ne kemi tani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online