Milot Rashica “preu biletën” e Verder Bremenit për në gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë me një gol fantastik ndaj Shalkes. Shorti i goglave për këtë fazë të kompeticionit u mbajt ditën e sotme.
Tani “Rashica&Co.” do të vihen përballë Bajernit të Mynihut. Në letër bavarezët janë tmerrësisht të avantazhuar, por Kupa e Gjermanisë ka servirur shumë herë surpriza dhe ndoshta Verder mund të gjejë bavarezët në një ditë të keqe.
Çifti tjetër gjysmëfinalist është Hamburg – Lajpcig.
https://twitter.com/DFB_Pokal/status/1114925783242498049