Sulmuesi i Mançester Junajtidit, Markus Rashford e ka shtuar dhe më shumë rekordin e tij, duke shënuar edhe në debutimin e tij në Ligën e Kampioneve. Për 19-vjeçarin ishte goli i gjashtë në debutimin e tij. Ai kishte shënuar më parë në debutimin me “Djajtë e kuq” në Premier, në Ligën e Evropës dhe në Kupën e Ligës. Ai ka shënuar dhe në debutimin me kombëtaren A të Anglisë dghe me kombëtaren U-21 të “Tre luanëve”.