Përsëritet historia, Luftëtari mund Kamzën dhe i largohet fundit të renditjes . Gjirokastritët, ashtu si vitin e shkuar, iu falën golit të Rapos, i cili shënoi në pjesën e dytë golin që i dha fitoren gjirokastritëve.
Luftëtari në Gjirokastër u shfaq kërkues ndaj Kamzës, por miqtë këtë herë tregohen racionalë dhe luajnë më të tërhequr. Pak hapësira për skuadrën e drejtuar nga Gentian Mezani, që provojnë të shënojnë me goditje nga distanca.
Provojnë Ymeraj, Milosavljev, Rapo dhe Rapa. Asnjë prej tyre nuk tregohet i saktë. Edhe Shkurtaj në një moment kërkoi kuadratin, por gjeti portierin Avdyli. Kështu pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Në pjesën e dytë Rapo ishte ai që me të majtën e tij mposhti portierin Avdyli dhe në Gjirokastër shpërtheu festa. Deri në fund nuk ndryshoi rezultati, me Luftëtarin që mori tre pikë të arta.
Kategoria Superiore – Java 7
E mërkurë, më 3 tetor, ora 13:45
Stadiumi “Luftëtari”, Gjirokastër
LUFTËTARI – KAMZA 1-0
Shënues: Rapo 66?
Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Hoxha, Janiçiç, Xhekson, Rapa, Rapo, Hyseni (Radoviç 60?), Miloslavljev, Ymeraj, Shkurtaj. Trajner: Gentian Mezani.
Kamza: Avdyli, Frashëri, Teqja, Arrabal, Idrizaj, Orelesi, Malaj, Mehmeti, Zisi (Rezi 71?), Krasniqi (Fejzaj 54?), Fukui. Trajner: Klodian Duro.
Gjyqtarë: Andi Koci, Astrit Mahmuti, Alfred Shkreta, Ardian Beqiri.
Delegat: Petrit Brahja; Vëzhgues: Pajtim Aliko.
Kartonë të verdhë: Liçaj 34?, Rapo 39? / Malaj 41?