Ramadani zyrtarisht i Partizanit, synohet edhe Abdurahimi

Sulmuesi flet për “Sport Ekspres”: “Nuk më tremb konkurrenca. Dua të jap maksimumin”. Të kuqtë afrojnë ish-futbollistin e Shkëndijes së Tetovës. Mesfushori Bob, një tjetër alternativë

Partizani duket se është zgjuar në merkaton e janarit dhe 3 afrimet që foli trajneri Sulejman Starova janë bërë të qarta. Sulmuesit Emran Ramadani, Besart Abdurahimi dhe mesfushorin Jusufa Bob janë emrat që lakoi numri një i stolit. I pari ka konfirmuar afrimin me ekipin kryeqytetas me një prononcim për “Sport Ekspres”, ndërsa të tjerët konfirmohen me burime pranë klubit të kuq. Situata me Abdurahimin është më e qartë, ndërsa mesfushori i Kievos duket se ka disa vështirësi.

RAMADANI –  Sulmuesi Emran Ramadani është lojtari më i ri i Partizanit dhe marrëveshja është arritur. Futbollisti do të nënshkruajë një kontratë për dy vite. Prezantimi i tij pritej të ndodhte ditën e djeshme nga klubi i kuq, por diçka e tillë nuk ka ndodhur. 25-vjeçari foli për “Sport Ekspres” dhe tregoi emocionet e tij të para për arritjen e marrëveshjes me kryeqytetasit. “Jam i lumtur që arrita marrëveshjen me një klub të madh si Partizani. Besoj se do të arrij të jap maksimumin tim. Konkurrenca? Nuk i druhem aspak. Nuk kam frikë. Unë kam biseduar me Drejtorin e Përgjithshëm, Olsi Rama. Ishte ai që më bindi të vija këtu dhe të nënshkruaja me kryeqytetasit. Di që Partizani ka një tifozeri të madhe dhe janë një ndër shtysat e klubit. E përsëris, jam shumë i lumtur që iu bashkova ekipit të kuq. Nuk dua të tregoj detaje në lidhje me marrëveshjen time me ‘demat’”, – përfundon ai. Sulmuesi e ka të ndërtuar karrierën në kampionatin maqedonas, pasi ka luajtur 4 vite e gjysmë me skuadrën e Renovës, ndërsa tashmë do të provojë për herë të parë aventurën shqiptare.

ABDURAHIMI – Sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës është një dëshirë e vjetër e të kuqve. Ai u kërkua me ngulm edhe në merkaton e verës, por edhe janarin e kaluar. Sulmuesi ka prishur përfundimisht marrëdhëniet me klubin shqiptar të Maqedonisë duke dalë si lojtar i lirë. Ai nuk u grumbullua as në fazën përgatitore që po zhvillojnë kryesuesit e Maqedonisë në Antalia të Turqisë. Një ndër arsyet se pse nuk u grumbullua futbollisti është edhe insistimi i “demave” për ta pasur në ekip. Ai ka pasur biseda me drejtuesit e Partizanit. Këta të fundit i kanë shprehur dëshirën për ta afruar në skuadrën e tyre dhe lojtari i ka mirëpritur. Rëndësia e tij në klubin e Shkëndijes nuk ka qenë e duhura, pasi edhe hapësirat e tij janë kufizuar. Në gjysmën e parë të sezonit, Abdurahimi luajti 11 ndeshje, por koleksionoi vetëm 210 minuta. Ai nuk u preferua asnjëherë si titullar nga trajneri Qatip Osmani. 27-vjeçari ka shënuar 2 gola. Ai shihet si një përforcim ideal për Partizanin duke qenë se edhe problemet e tyre me sulmin janë shumë të mëdha.  

BOB – Një tjetër dëshirë e Partizanit është edhe afrimi i mesfushorit Jusufa Bob në formë huazimi. Afrimi i tij të kujton bashkëpunimin e frytshëm me ekipin italian për sulmuesin Kaleb Ekuban. Partizani kërkon të provojë të njëjtën gjë me mesfushorin 21-vjeçar, por nuk dihet nëse do të arrihet marrëveshja. Klubet kanë rënë dakord mes tyre, por pala e lojtarit nuk është krejtësisht në rregull me këtë marrëveshje. Lojtari kërkon që të marrë edhe lekë në dorë për kalimin e tij nga ekipi italian në Tiranë, por klubi i kuq nuk është i gatshëm t’ia plotësojë këtë kërkesë, pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin e Kievos. Të shohim dhe të presim, nëse ai do të vihet nën urdhrat e trajnerit Starova dhe do të jetë një përforcim në mesfushën e “demave”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online