Ramadani vrapon më shumë? Ruço e sheh ndryshe: Po të shikoni statistikat e Seferit do të çuditeni, ai ka vetëm fashën e krahut

Ylber Ramadani ka marrë me të drejtë statusin e lojtarit të palodhur. Emri i tij shoqërohet shpesh me numrin më të lartë të kilometrave të përshkuar në fushë dhe kjo nuk ndodh vetëm në Kombëtare, por edhe ne Serinë A. Megjithatë, Edmond Ruço e sheh në një tjetër këndvështrim. Në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”, ai ka veçuar Taulant Seferin. Ruço ka thënë se statistikat e tij janë befasuese, duke qenë se fusha e veprimit të Seferit në fushë është vetëm ajo e fashës së krahut.

“Jam shumë dakort për Ylberin. Por duhet të shikoni diçka. Po të marrim Ylber Ramadanin dhe uingerin e majtë, Seferin, Ylber Ramadani ka një fushë më të madhe veprimi dhe normalisht që vrapon më shumë. Por po të shikoni statistikat e Seferit, që ka vetëm fashën e krahut, shikoni sa kilometra ën ai dhe do çuditeni”, ka thënë Edmond Ruço./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online