Ramadani flet për suksesin e Shqipërisë në Itali, zbulon dëshirën për grupin: Dua Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën

Ylber Ramadani është paraqitur ditën e sotme në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Bolonjës. Ndër të tjera mesfushori shqiptar është pyetur edhe për kualifikimin e Shqipërisë në Euro24. Ramadani ka treguar rëndësinë e këtij suksesi për vendin tonë, si dhe ka zbuluar skuadrat që do të donte që shorti t’ja vendoste përballë në Gjermani.

“Ky kualifikim ishte shumë i rëndësishëm për vendin tonë, është një mundësi e madhe sepse tani kemi një grup lojtarësh të rëndësishëm. Për mua, të jem në Serinë A dhe në Kombëtare është një ëndërr, ishte diçka që e kam ndjekur që fëmijë. Grupi? Do të doja që grupi europian të përbëhet nga Gjermania, Shqipëria, Italia dhe Zvicra, do të ishte një grup shumë stimulues për ne”, ka thënë Ylber Ramadani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online