Leçe ka siguruar kalimin e fazës së 1/32-tave në Kupën e Italisë. Skuadra verdhekuqe ka eliminuar Mantovën me shifrat 2-1. Goli i parë u shënua nga Gaspari që në minutën e 14 të takimit. Bragantini ktheu sërish baraspeshën në minutën e 73-të, duke kthyer në lojë për kualifikimin skuadrën e tij.
Gaspari u kundërpërgjigj sërish tre minuta më vonë, por këtë herë festa u ndal nga teknologjia. VAR-i anulloi golin dhe la sërish në fuqi rezultatin 1-1. Goli i fitores për Leçen u shënua nga Kërstoviçi në minutën e 86, duke prerë kështu biletën për në raundin pasardhës. Titullar në këtë ndeshje ishte edhe Ylber Ramadani, i cili luajti 90 minuta të plota. Ndërkohë minuta pati edhe për Medon Berishën, që hyri në fushë në minutën e 60./Halit Delibashi-Sport Ekspres/