“Rama i mundi të gjithë në këto 9 vite, vetëm Dukën nuk e mundi dot”! Analiza e Arjan Canit: E vetmja fitore, tregoi fuqinë e kreut të FSHF

Arjan Cani ishte i ftuar në emisionin të “Pa Ekzpozuarit”, atje ku u diskutua për finalen e Conference League dhe në një lidhje direkte ishte edhe kreu i FSHF, Armand Duka. Kështu Cani ka bërë një analizë të situatës nisur edhe nga përplasja e madhe që ishte me Qeverinë në zgjedhjet e këtij viti për futbollin.

“Dua ta uroj Dukën. Jam i bindur se ai ka lobuar shumë që ky event të bëhej në Shqipëri. Tani mundohet të jetë modest duke e shpërndarë meritën me stafin, por unë them se ka qenë fuqia e Dukës që na solli finalen. Nuk është gjë e vogël, ishte meritë personale e tij edhe për marrëdhëniet me UEFA-n. E mirëkuptoj ambicien e çdo pushteti për ta gllabëruar Federatën.

Jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend politika, po të kishte mundësi, do të donte që ta kapte Federatën, sidomos atë të Futbollit. Nëse ka një fitore deri tani në këto 9 vite të Qeverisë Rama, është fitorja e Dukës. Rama i ka mundur të gjithë, vetëm Dukën nuk e ka mundur dot. Rama lobon gjithandej, ju e dini, por mesa duket Duka kishte lobim më të fortë ne UEFA se Rama”, tha Cani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *