Fjalët e Veliajt se do vazhdojë lu.ftën pas finales, Duka kujton kohën e vjetër të fëmijërisë: Ta rregullojë unë sa të iki miku! Por tani po shkojmë drejt pleqërisë

Në gjithë këto ditë para finales u kuptua Veliaj nuk e ka mbyllur ende l.uftën me FSHF. Në disa raste kryetari i  Bashkisë së Tiranës ka folur me nënkuptime se do të vazhdojë të jetë në kundërshtim me Armand Dukën pas finales në Conference League. Kështu i ftuar te “Të Paekzpozuarit”, kreu i FSHF ka folur edhe në lidhje me këtë çështje.

“Kur dëgjoj këto fjalët me nënkuptime që shiko se pas finales do të kemi një gjë tjetër, më ka kthyer pak mbrapa në kohë kur ishim fëmijë dhe kishim ndonjë mik në shtëpi, bënim ndonjë gabim dhe prindërit na thonin: “Prit sa të iki miku se ta rregulloj unë ty”. Po tani nuk jemi më fëmijë, jemi goxha të rritur, madje po shkojmë drejt pleqërisë”, tha Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online