Ivan Rakitiç do të largohet nga Spanja! Ky është lajmi që sot është nxjerrë nga “Catalunya Radio”, duke veçuar se kroati e ka zgjedhur edhe destinacionin e tij të radhës. Siç bëhet me dije, mesfushori e ka shitur shtëpinë e tij në Barcelonë, por njëkohësisht e ka dëgjuar vajzën e tij në një shkollë në Francë, ku e ka akomoduar përkohësisht në një konvikt, derisa edhe pjesa tjetër e familjes të bashkohet me të.
PSG e ka gati ofertën për 30-vjeçarin edhe është gati që të ofrojë një shifër prej 90 milionë eurosh, për ta vënë lojtarin e Barcelonës nën urdhrat e Tomas Tuhel. Kampionët e Francës e shohin të arsyeshme që ta përforcojnë skuadrën me një lojtar me eksperiencë dhe Rakitiç shihet si zgjidhja më e mirë e mundshme.
Këto janë disa nga arsyet që rreshtohen nga media e sipërpërmendur, por shkohet akoma dhe më tej, duke u futur në detajet e kontratës së Rakitiç. Nënkampioni i botës duket se e ka zhvlerësuar klauzolën që ka pasur, pasi siç dihej për të marrë shërbimet e lojtarit në fjalë Barça kërkonte një shifër prej 150 milionë eurosh, por tani nuk vlen më.