Rakitiç i akullt, nga talljet e vjehrrës te penalltitë perfekte

Kroacia u bë skuadra e parë që prej Botërorit 1990 që kalon dy ture rresht në Kupën e Botës falë penalltive.

Në të dyja rastet, Ivan Rakitiç ishte njeriu që vulosi gjithçka, duke gjuajtur penalltinë e fundit të ndeshjes kundër Danimarkës dhe Rusisë.

Tashmë mesfushori i Barcelonës është kthyer në një hero kombëtar, por penalltitë nuk kanë qenë pika e tij më e fortë dhe fat ndonjëherë i ka dalë kundër.

Në një intervistë të vitit 2014 ish-futrbollisti i Shalkes dhe Seviljes tregonte, pas një penalltie të humbur kundër Rajo Vajekanos: “Pasi humba një penallti në Vajekas, vjehrra më dërgoi një fotografi me qenin tim, duke më thënë që qeni i gjuan penalltitë më mirë se una”.

Me siguri ajo shaka e ka motivuar edhe më shumë mesfushorin, i cili tashmë bashkë me shokët e tij te Kroacia synon të rishkruajë historinë e futbollit dhe të Kroacisë, duke ngritur Kupën e Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *