“Rakija nuk ka qenë kurrë pjesë e menusë time”! Klodian Duro sqaron situatën: Po bëja ironi me dhunën dhe kjo nuk duhej, bëra gabim…

Klodian Duro zgjodhi që të bëhej pjesë e Big Brother Albania Vip. Megjithatë aventura për ish-mesufshorin shqiptar do të zgjaste fare pak pasi përjashtimi dhe zarfi i zi mbërriti për të. Gjatë një darke Duro u shpreh se banorët e tjerë duhej të kishin kujdes prej tij, pasi kur kishte arritur që të dhunonte gruan, pjesa tjetër nuk mund të llogaritej. Por i ftuar në “Ëake Up”, Klodian Duro ka sqaruar gjithçka.

“Nuk bëhet shaka me dhunën. Unë bëra një gabim në ironi, sado që po përsërisja fjalët e një banore në shtëpi, që e ka thënë që kur unë hyra, u keqkuptua. Unë përsërita fjalët e Rozës, që kur unë hyra në shtëpi, ajo tha: “Po hyn ku që ka rrahur gruan”. Nuk tha po hyn Duro që na ka bërë krenar të gjithë shqiptarëve. E pata këtë tension.

I kërkoj ndjesë të gjithëve pasi bëra ironinë me dhunën dhe kjo nuk duhej. Në atë moment kur unë e dhashë atë deklaratën, nuk po konsumoja raki. Ishte në menunë e darkës që ne po hanim, por unë nuk po pija raki pasi nuk ka qenë kurrë pjesë e menusë sime”, tha Duro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online