Rafael Nadal fitoi në tokën që përjashtuan Djokoviç, e uron edhe legjenda Federer

Finalja e tenisit mes rusit Medvedev dhe spanjollit Nadal rezultoi fantastike dhe e luftuar në sekondën e fundit. Në përfundim të një maratone të gjatë, Rafael Nadal arriti të fitojë këtë finale, duke thyer një rekord absolut. Tashmë Rafael Nadal ka parakaluar dy kundërshtarët e tij historik, Novak Djokoviç dhe Roger Federer, teksa fiton 21 Australia Open në karrierën e tij.

Roger Federer ka përgëzuar spanjollin, duke u shprehur se asnjëherë nuk mund të nënvlerësosh një kampion, ku i është referuar lëndimit të tij në gju, që për pak i mbylli karrierën.

“Çfarë ndeshje! Mikut dhe rivalit tim të madh, Rafael Nadal, urime të përzemërta që u bëre lojtari i parë që i fiton 21 tituj grand slam. Para ca muajsh, ne po bënim shaka se si të dy ishim në paterica. E mahnitshme. Kurrë mos e nënvlerëso një kampion të madh. Etika e punës tëndë të jashtëzakonshme, edukimi dhe shpirti luftarak janë frymëzim për mua dhe për shumë të tjerë nëpër botë”- u shpreh Roger Federer. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online