Nga fjalët, te veprat: racizmi tashmë nuk mund të luftohet më vetëm me paralajmërime dhe gjoba për klubet, sepse duhet vepruar në moment.
Mbrëmë në Ligue 1 në Francë luhej sfida Dizhon-Amiens, me shumë rëndësi në garën për mbijetesë, por rezultati final 0-0 kaloi në plan të dytë për shkak se ndeshja u ndal për disa minuta, me kërkesë të mbrojtësit të Amiens, Prins Guano.
Kapiteni mik po ofendohej me thirrje raciste nga një person në tribunë dhe për pasojë vendosi të përballej me të, duke ndalur ndeshjen.
Më pas forcat e sigurisë identifikuan personin, i cili u arrestua dhe u shoqërua jashtë stadiumit duke bërë që ndeshja të rifillonte.
“Dëshiroja të jepja një mesazh duke kërkuar daljen e lojës. Jemi të gjithë njerëz, edhe pse me ngjyra të ndryshme”.
Tonight’s Ligue 1 clash between Dijon & Amiens was temporarily halted after defender Prince Gouano confronted Dijon supporters for what he believed was monkey chanting. https://t.co/gysvzu8zPA
— Get French Football News (@GFFN) April 12, 2019