“Qytetarët” bëjnë të tyre… qytetin!

0

Tashmë është arratisje e plotë! Plus 11 pikë për Mançester Sitin dhe titulli gjithmonë e më pranë, edhe pse duhet të luhet ende një fazë tjetër. Skuadra e Pep Guardiolës ka arritur të fitojë edhe në një fushë të vështirë, ajo e vendit të dytë, “Old Trafford” i Junajtidit, që nuk ka mundur të bëjë asgjë përballë forcës dhe dominimit të djemve të Pep Guardiolës, që shënuan në pjesën e parë me anë të Silvës, por u barazuan nga Rashford pasi mbrojtësi i Sitit, Delf, bëri një dhuratë për kundërshtarin, duke i hapur rrugën talentit të “Djajve” që të shënonte. Por, në pjesën e dytë, Nikolas Otamendi ishte ai që vendosi dhe vulosi këtë derbi të shumëpritur, teksa festojnë “Qytetarët”, duke bërë të tyre qytetin e Mançesterit.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.