Quhet si talenti më i madh në Turqi, Arda Guler tradhton Barcelonën në moment të fundit dhe firmos me Real Madrid

Arda Guler zhvilloi një sezon fantastik dhe pa dyshim është shpresa më e madhe e futbollit turk. Ai është vetëm 18 vjeç dhe shumë parashikojnë një karrierë të madhe. Barcelona ishte gjiganti i parë që kontaktoi me të dhe dukej se nuk kishte dyshim se Guler përfundimisht do të nënshkruante për klubin katalanas.

Barcelona donte të paguante klauzolën e blerjes prej 17.5 milionë euro dhe përfaqësuesit e klubit ranë dakord për të gjitha kushtet e kontratës javën e kaluar në Stamboll. Por kur pritej që marrëveshja të zyrtarizohej mbrëmë, pati një kthesë të madhe.

Arda Guler e refuzoi Barcelonën për shkak të Real Madridit, i cili gjatë javës donte të përfundonte transfertën me të gjitha mënyrat, por rivali i tyre i madh ishte më i shpejtë në këtë rast. Janë caktuar ekzaminimet mjekësore në Madrid dhe Arda do të nënshkruajë kontratë shumëvjeçare me klubin mbretëror. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *