“Quhem Thomas Strakosha dhe kjo është historia ime”

Portieri i Lacios dhe Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ka mbushur sot 23 vjeç dhe natyrisht nuk mund të mungonin urimet nga çdo anë, duke nisur nga shokët e skuadrës dhe klubi lacial, që i ka kushtuar një video mjaft të bukur, një minidokumentar ku Strakosha flet për jetën e vet, por dokumentari nis me një frazë nga babai i Thomasit, Fotoja i madh: “Biri i babit, që të rrëzohesh në atë profesion, nuk është dobësi…, por shtytje që të ngrihesh akoma më i fortë”.

Më pas, Strakosha nis rrëfimin: “Që kur isha i vogël, kisha vetëm një ëndërr: të bëhesha portieri më i fortë në botë, prandaj jetoja vetëm për futbollin. Stërvitesha tre herë në ditë, për të bërë ëndrrën time realitet. Jam lindur dhe kam jetuar vetëm me një hero në jetën time dhe ai është babai im, idhulli im, Fotaq Strakosha. Quhem Thomas Strakosha dhe kjo është historia ime.

E kisha kuptuar që në fillim që do të ishte e vështirë të ikja nga shtëpia, por ishte për ëndrrën time dhe nuk e patra problem. Shumë njerëz nuk kishin besim te mua, por më duhej vetëm besimi i familjes dhe besimi që më kishin treguar trajneri Inzagi dhe drejtori Igli Tare.

Numri 1 është diçka më shumë se një numër normal. Gjithmonë mbaja mend që portieri ishte i pari që paguante gabimin, por edhe i fundit që dorëzohej.

Portieri ka një detyrim gjithmonë: të veprojë, sa më shpejt. Pozicioni i portierit, i keq? Ndoshta… por e keni provuar ndonjëherë?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online