Qirko, Kallaku, Jaxzhi për Kombëtaren e Shqipërisë! Batuta e Martinit: Tre lojtarë nga Teuta dhe 3 nga Vllaznia, ata që luajnë jashtë të mos vijnë fare

Teuta barazoi me shifrat 1-1 në ditën e sotme në transfertën me Egnatian. Menjëherë pas takimit, trajneri Martini është pyetur në studion e Oversport se cilët prej lojtarëve të Teutës janë gati që të luajnë për Kombëtaren.

Andi Lila ka folur fillimisht për Jaxzhi dhe konfirmimi erdhi nga trajneri. “Jazxhi është një nga qendërmbrojtsat më të mirë të kampionatit, nuk do të ishte çudi ta shihni te Kombëtarja e Shqipërisë. Por Silvinjo ka pak ditë aty, Jaxzhi duhet të punoj dhe Kombëtarja aty është”, tha Martini.

Më pas u diskutua për Sherif Kallakun dhe sërish Martini u shpreh: “Kallaku po rritet, duhet të përmisohet, por e shoh në rrugën e duhur për të qenë edhe ai pjesë e Kombëtaren”. Në fund, në studion e Oversport u hodh edhe sygjerimi që Kombëtarja të marrë Pano Qirkon. Në këtë moment, Martini nuk e kurseu batutën. “Tre të shkojnë nga ne te Kombëtarja, tre nga Tirana, tre nga Vllaznia, ata që luajnë jashtë të mos vijnë fare”. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online