“Ishim më lart se Teuta”! Trajneri i Egnatias: Jepini çmimin si lojtari i ndeshjes portierit të Teutës, ishte i pakalueshëm

Egnatia dhe Teuta kanë mbyllur një ndeshje të pazakontë që zgjati për plot . Kjo për shkak të një ndërprerje për 15 minuta që ndodhi në pjesën e dytë në Rrogozhinë. Disa trazira të tifozëve në stadium sollën këtë ndërprerje në fushën e blertë, me lojtarët që pritën deri në momentin që të vendosej qetësia.

Fillimisht ishte Redi Kasa që gjeti rrjetën, por më pas Gruda riktheu ekuilibrin. Pas rinisjes së ndeshjes nga ndërpreja, në minutën e 93, Sherif Kallaku kishte shansin e artë për të shënuar nga 11-metrat. Por ishte portieri Puja që e hipnotizoi duke u hedhur sa në njërin krahë në tjetrin. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Tetova: “Ne ishim më afër fitores, portieri i Teutës ishte i pakalueshëm sot. Teuta kishte shansin e saj me anë të penalltisë. Sot kishim edhe shumë mungesa që na ndikuan. Ne ishim më lart se Teuta, e kemi pësuar golin nga një gabim individual. Unë jam shumë i kënaqur nga lojtarët e mi. Lojtari i ndeshjes sot ishte portieri i Teutës, i pakalueshëm. Redi Kasa? Nuk është ende në 100% e tij, ka kaluar një dëmtim të lehtë para dy javësh dhe po e merr veten. Ky pushim do t’i bëj mirë”.

Martini: “Është rezultat i mirë që nuk humbëm. Por ne sot erdhëm që të fitonim, kemi bërë një lojë të mirë. E pësuam golin e parë në kundërsulm, është e pafalshme, barazuam dhe mund të shënonim me penallti, por ky është futbolli. I thashë djemëve që duhet ta shohin veten se kush janë, kanë mundur çdo ekip, nga i pari te i fundit. Kemi humbur vetëm 2 ndeshje, ne do ta kërkojmë Europën edhe nga kampionati. Jazxhi është një nga qendërmbrojtsat më të mirë të kampionatit, nuk do të ishte çudi ta shihni te Kombëtarja e Shqipërisë. Por Silvinjo ka pak ditë aty, Jaxzhi duhet të punoj dhe Kombëtarja aty është”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online