Qetëson Alban Hoxha, Partizani njofton për gjendjen e “gardianit”

Pak ditë më parë në kampin e Partizanit morën një lajm, që prishi jo pak humorin në ambientin e kuq. Alban Hoxha u detyrua të linte grumbullimin me kombëtaren shqiptare si pasojë e një dëmtimi në gju. Ajo çka shqetësonte më shumë ishte fakti, se mund të kishte një dëmtim afatgjatë për Hoxhën dhe përflitej se mund të humbiste dhe sezonin.

Gjithsesi pak momente më parë klubi i Partizanit ka dalë me një njoftim zyrtar për sa i përket gjendjes së kapitenit të tyre, ku sqaron situatën momentale të Hoxhës. Gjendja e 30-vjeçarit duket se nuk është aq e rëndë sa dukej, teksa klubi i kuq sqaron se bëhet fjalë për një dëmtim të ligamentit të gradës së parë.

“Kapiteni i kuq i cili u detyrua të mos udhëtonte me ekipin përfaqësues drejt Izraelit si pasojë e një dëmtimi, menjëherë i është nënshtruar një kontrolli të specializuar mjekësor nën mbikqyrjen edhe të stafit mjekësor të skuadrës. Ndonëse përflitej për një dëmtim serioz , fatmirësisht analizat e rezonancës kanë konstatuar një dëmtim të ligamentit të gradës së parë. Stafi mjekësor garanton se kapiteni Hoxha do ti nënshtrohet për disa ditë një faze rekuperimi, për të qenë sa më shpejtë i gatshëm në fushë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online