Duket se telenovelës Lautaro-Inter-Barcelona po i vjen fundi, teksa pritet që argjentinasi të rinovojë me skuadrën. Pas lajmeve të djeshme se agjenti i Martinez kishte shkuar në Barcelonë për të folur mbi një transferim të lojtarit, në mediat italiane ky fakt u bë lajm i ditës. Megjithatë ditën e sotme, gazeta italiane “La Reppublica” qetëson te gjithë tifozët zikaltër, duke theksuar se Marotta dëshiron ta mbajë me patjetër lojtarin më Milano.
Duke qenë se lojtarit i ka përfunduar klauzola, sipas kësaj gazete mund të quhet i pashitshëm. Me të ardhur lajmi se menaxheri i lojtari kishte shkuar në Barcelonë, Marotta ka vënë një kusht të panegociueshëm. “100 milionë euro ose Martinez nuk largohet”. Kjo shifër cilësohet si e pamundur nga katalanasit, të cilët nuk po arrijnë te finalizojnë as transferimet e Ëijnaldum dhe Depay. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/