Qeshte kur Milani shënoi dhe mori fitoren në shtesa, “tradhëtari” i Lacios pranë kalimit te kuqezinjtë

Françesko Acerbi u përfol gjatë për gjestin e bërë në përballjen kundër Milanit në kampionatin që shkoi. Kuqezinjtë gjetën golin e fitores në minutat shtesë, kur mbrojtësi italian la një top në zonën e tij, që më pas u shfrytëzua në maksimum nga Tonali. E si të mos mjaftonte kaq, Acerbi nisi të qeshte pas golit, duke “tërbuar” tifozët dhe shokët e skuadrës.

Milani duket se nuk e ka harruar lojtarin pas asaj fitoreje që rezultoj në fund vendimtare edhe për titullin. “Mediaset” raporton se kampionët e Serisë A kanë arritur akordin personal me “tradhëtarin” e Lacios. Ndërkohë bardhekaltrit janë të gatshëm ta lëshojnë për 5 milionë euro./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online