Mediat shqiptare e lidhin me Tiranën, Mihaj refuzon Ferencvaroshin dhe zbulohet ekipi tjetër që e kërkon

0

Pas një periudhe të gjatë në klubin e PAOK-ut, kjo verë pritet të sjellë një ndryshim ambienti për Enea Mihajn. Mediat në Shqipëri e kanë lidhur emrin e tij me Tiranën, e cila është në kërkim të cilësisë në këtë merkato. Por kryeqyteti shqiptar nuk bën pjesë në planet e Mihajt.

“Sporttime.gr” bën me dije se dy klube europiane janë të interesuar për shërbimet e lojtarit të Kombëtares shqiptare. I pari është Ferencvaroshi. Kampionët e Hungarisë shohin Mihajn si alternativën e duhur pr prapavijën, por pista hungareze nuk e bind këtë të fundit.

Në garë është edhe Kopenhageni. Klubi i njohur danez ka shfaqur interesim për shtatlartin e PAOK-ut dhe në ditët në vijim pritet të intesifikohet edhe më tepër. Kopenhageni është një nga klubet më të njohura në Danimarkë dhe shpesh herë jemi mësuar ti shohim edhe në grupet e kompeticioneve europiane. Një transferim i tillë padyshim që do të ishte një hap i madh përpara në karrierën e Enea Mihajt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.