“Qeshën kur e panë në leximin e formacionit”! Në Itali befasohen për mirë nga Elseid Hysajn, e fusin tek më të mirët e ndeshjes: I habiti kritikët

Elseid Hysaj është rikthyer në formacionin titullar të Lacios në rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë. Në ndeshjen e fituar ndaj Sasuolos në transfertë me shifrat 0-2, lojtari shkodran është shpallur i dyti më i mirë i ndeshjes me notën 7 pas Luis Albertos. Të paktën ky është vlerësimi i medias pranë klubit kryeqytetas, “Laziostory”.

“I mbyll të gjitha kritikat për të. Ato kritika që në leximin e formacionit dhe hyrjen e tij në fushë, zgjodhën të nënqeshnin. Tani ata janë të habitur, krahu i djathtë ishte i mbuluar. Hysaj përparoi edhe në zonën kundërshtare, duke shërbyer në mes të hiçit”, shkruhet në median italiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online