Qesharake/ Zhduket lojtari i Bylisit dhe braktis ekipin, nuk i hap telefonin as presidentit Kapllanaj

0

Bylisi do i duhet të bëj pa sulmuesin më të mirë të saj, Guindo. Ky i fundit është zhdukur nga skuadra e Dovedan dhe duke e braktisur në këtë mënyrë ekipin. Tërësisht e pashpjegueshme kjo, me lojtarin që pretendon se kontrata e tij me ekipin ballshiot ka mbaruar në 31 maj.

Gjithsesi në këtë mendim nuk është presidenti Kapllanaj, i cili sipas asaj që u raportua në “Gol pas Goli” ka thënë se kontrata e Guindos vazhdonte më tepër se fundi i muajit që lamë pas. Në mënyrë qesharake sulmuesi nuk po i hap as telefonin dhe nuk ka asnjë dijeni se ku mund të jetë vendodhja e tij. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.