Qesharake/ Te Bajerni “harrojnë“ mbiemrat e lojtarëve, talenti i bavarezëve mbante veshur fanellën e Tolisos

Bajerni i Mynihut ka humbur me shifrat 1-2 kundër Borusias së Monshengladbahut mbrëmjen e sotme. Por më tepër se sa rezultati, vëmendjen e ka tërhequr diçka tjetër. Gjiganti gjerman duket se “ka harruar“ emrat e lojtarëve të vetë, teksa Musiala hyn në fushë me fanellën ku shkruhet “Toliso“.

Ky i fundit nuk mund të luante mbrëmjen e sotme për shkak të infektimit me Covid-19, por fanella e tij mbetej mes 11 titullarëve. Vetëm se këtë herë dikush tjetër e mbante veshur. Një gabim qesharak i bërë nga stafi i Bajernit, që është shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/olehmannen/status/1479568455749750787

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *