Qesharake/ “Pasoje te Jorginho”! Gafa e madhe e portierit të Chelsea-t, se dëgjoi këshillën e sulmuesit të Liverpulit (VIDEO)

Liverpuli arriti të fitonte përballjen e fortë kundër Chelseat në shifrat 0-2 në transfertë. Ndeshja do të zhbllokohej pas një gafe të bërë nga ana e portierit Kepa, i cili do ia falte golin Manes. Pasimi i nisur për te Jorginho ishte tërësisht i gabuar dhe kështu ekipi i Klop gjeti avantazhin.

Ndërkohë në rrjetet sociale kanë dalë disa pamje të reja që tregojnë edhe disa detaje më të hollësishme. Në momentin që Mane po ushtrohet presionin te portieri i Chelseat, nga ana tjetër ishte Firminjo që “ulëriti” duke i sygjeruar që të pasonte te Jorginho. Mes panikut të madh dhe kohës që nuk priste gjatë, Kepa e ka ndjekur këshillën e sulmuesit të Liverpulit, që dëshironte pikërisht një gabim të tillë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online