Qesharake/ Ceferin zbut njeriun që nuk njihte UEFA-n dhe nuk pyeste për Jezusin, tregon për herë të parë edhe qëllimin e tij: Armand Duka duhej të largohej vetë

Ardhja e Ceferin në Shqipëri ishte momenti që uli tonet e ashpra dhe njëkohësisht pritet që të largojë politikën nga ndikimi në zgjedhjet e FSHF. Presidenti i UEFA-s ishte i qartë se politika nuk ka asnjë vend në këtë sport, duke marrë premtimin e Edi Ramës se do të tërhiqeshin nga kjo lloj mënyre e të kërkuarit edhe “ishullin e fundit”.

Kryeministri e dha premtimin dhe Erion Veliaj është “zbutur”. Pikërisht njeriu që para anëtarëve të futbollit tregoi forcën e tij duke u ushtruar presion: “JO UEFA dhe FIFA të vijë, por edhe Jezusi me Muhamedin të vijnë, nuk e ndalin luftën time”, tha Veliaj, i cili tanimë duhet të ulet me urdhër të Kryeministrit.

Por qesharake dhe paradoksale në këtë mes është se pikërisht kryetari i Bashkisë që tha me zë dhe me figurë se as UEFA nuk do e ndalte nga lufta e tij, tanimë në një intervistë për “Kjo Javë” në “News 24”, shprehet se qëllimi i tij ishte pikërisht ardhja e Qeverisë Europiane të Futbollit.

“Fakti që sot, për herë të parë, kemi një angazhim publik për të sjellë vëzhgues nga UEFA qe t’i shohin të gjitha këto problematika, do të thotë se beteja ia paska vlejtur, se po të mos kishim bërë këtë betejë, vëzhguesit nuk do te vinin”, u shpreh Veliaj. Ndërkohë vetë Ceferin do ta thumbonte hapur Veliajn gjatë ardhjes në Shqipëri: “Kur nuk ndërhyn UEFA në këto zgjedhje, nuk mundet dot askush”.

Por atëherë, për çfarë ishin ato tone të egra dhe mënyrë e paparë më herët për të ndikuar në zgjedhjet e FSHF? Po Veliaj ia jep vetë përgjigjen: “Do të ishte në pjekurinë dhe burrërinë e Armando Dukës, nëse ka ende, që të tërhiqet vetë nga gara dhe të thotë se pa u sqaruar çështja e transparencës së procesit, nuk mund të shkohet në zgjedhje”, përfundoi Veliaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online