Kastrioti 0-2 Tirana
Shënues: Greca 64′, 73′
Tirana është zyrtarisht kampione e Kategorisë së parë, pasi arriti të mposhtë Kastriotin në finalen e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Ndonëse pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, në fraksionin e dytë të ndeshjes ishte Bedri Greca, i cili me dy golat e tij i dha fitoren skuadrës bardheblu. 9 minuta ju deshën lojtarit të Tiranës për të vendosur fatin e këtij takimi, duke shënuar fillimisht në minutën e 64-të dhe më pas në minutën e 73-të. Kryeqytetasit përfundojnë aventurën e tyre në Kategorinë e Parë dhe tani do të rikthehen në Superiore ashtu si dhe Kastrioti. Një sezon i mundimshëm për të besuarit e Ze Marias, por që në fund shpërblehet me trofeun e kësaj kategorie.