Federata Argjentinase bëhet qesharake: Ja si kapen femrat ruse!

Nga seriali “Si të bësh rolin e idiotit pa asnjë arsye”, Federata Argjentinase e Futbollit ka bërë një gafë spektakolare, aq sa është e vështirë për t’u besuar, por e ka konfirmuar vetë qeveria e futbollit argjentinas.

Ditët e fundit federata ka lëshuar një manual ku ka shpjeguar shumë gjëra në lidhje me Botërorin dhe me Rusinë. Për të prezantuar manualin federata argjentinase foli me lojtarët, stafin dhe gazetarët mbi atë që i priste në Rusi.

Mund të flitej për klimën, për kulturën, ushqimin, politikën problematike? Jo, kishte diçka më të rëndësishme: si të japësh femrat ruse!

Se pari, argjentinasit janë burra me “rr”, ndaj manuali nuk përfshinte si të kapesh meshkujt rusë, ndaj ndokush mund të ankohet për diskriminim.

Së dyti,  manuali është për të vënë duart në kokë: “Femrat ruse janë pak a shumë si gjithë femrat e Botës. Duan meshkuj me kulturë dhe të pastër. Ato nuk duan të ndihen si objekte, duan të ndihen të rëndësishme dhe të vlerësohen idetë dhe personaliteti i tyre. Tregohuni të sinqertë, jini vetvetja dhe tregoni sens humori”.

Keto ishin copëza nga manuali absurd, a thua se femrat në Argjentinë duhen rrahur apo grabitur dhe meshkujt argjentinas nuk e kanë idenë si të gjuajnë në Rusi.

Federata Argjentinase ka kërkuar ndjesë dhe ka shpjeguar se manuali ishte printuar gabimisht, sepse nuk duhej të përfshihej fare në takimin e planifikuar më lojtarët dhe gazetarët.

Autori i manualit quhet Eduardo Penisi!!! Komentin bëjeni vetë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online