Qëndron te Chelsea apo kthehet në Holandë? Trajneri i Viteshes po i humb shpresat për Armando Brojën: Histori e vështirë

0

Armando Broja ka shkëlqyer në sezonin që lamë pas në Eredivise, duke e bërë kalimin në ekipin e parë te Viteshe. Menjëherë sulmuesi shqiptar është kthyer si protagonist absolut me golat e realizuara. Përshtypja e lënë ka qenë aq pozitive sa klubi i Chelsea jo vetëm që zgjodhi t’i rinovonte kontratën, por pritet që të ketë mundësinë për ekipin e parë.

Kur të gjithë prisnin huazimin te Viteshe edhe për një tjetër vit, trajneri i ekipit londinez, Tuchel, ka zgjedhur që të provojë futbollistin shqiptar në ndeshjet parapërgatitore për sezonin e ardhshëm. Tashmë edhe tekniku i Viteshes, Leitch, ka nisur që t’i humb shpresat:

“Armando Broja është një histori më e vështirë për Viteshe. Unë them se Chelsea ka 16 lojtarë që luajnë në këtë Europian dhe do të bashkohen të gjithë më vonë. Shumë prej të tjerëve do të nisin përgatitjen dhe kështu do të kenë shansin e tyre për të dëshmuar veten. Nëse Broja dëshiron, ne jemi gati ta marrim hua edhe për vitin tjetër. Nëse nuk funksionon, atëherë do na duhet që të shohim për sulmues të tjerë”, tha Leitch. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.