“Qendrimi? Nuk doja të lija një kujtim të keq”, Dibala në prag të rinovimit: Barcelona është e jashtëzakonshme

Paulo Dibala ishte pranë largimit verën e kaluar, teksa me ardhjen e Ronaldos dhe me Higuain në sulm nuk dukej të ishte në planet e Sarrit. Megjithatë argjentinasi vendosi të qendronte, pavarësisht se ofertat për të nuk mungonin. Në një intervistë për “CNN“, sulmuesi i Juventusit tregon se nuk dëshironte të linte një kujtim të keq pas një sezoni të shkuar aspak mirë.

Dibala ka zbuluar klubet që kërkonin shërbimet e tij, ndërsa tashmë shprehet se është në pritje të rinovimit dhe nuk e fsheh aspak dashurinë që ndjen për bardhezinjtë. Ndërkohë i pyetur në lidhje me Barcelonën, ylli argjentinas nuk ka asgjë tjetër veçse fjalët më të mira, por është i kënaqur të jetë pjesë e Juventusit dhe të luajë së bashku me Buffon dhe Ronaldo.

“Jam i lumtur që jam në Juventus, e dua këtë ambient që më dhuron aq shumë dashuri. Kam shumë respekt për klubin, një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin dhe mund të rinovonim kontratën që skadon brenda një viti e gjysmë. Por sigurisht që varet edhe nga Juventus.

Tani për tani nuk ka asgjë në lidhje me zgjatjen, duke marrë parasysh edhe atë që ndodhi me koronavirusin. Por lojtarët e tjerë kanë rinovuar. Le të presim dhe të shohim. Vitin e kaluar qendrova: Manchester United kishte kërkuar për mua, Tottenham dhe PSG, por unë qendrova për të mos lënë një kujtim të keq pas sezonit të keq.

Barcelona? Barça është një klub i jashtëzakonshëm, me Messin edhe më shumë, por Juve është gjithashtu një ekip i shkëlqyeshëm. Këtu kam fat sa të luaj me Buffon dhe Ronaldon ”, ka thënë Paulo Dibala./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *