Kosova fitoi medaljen e artë në Lojërat e Olimpike që po zhvillohen në Tokio. Distria Krasniqi arriti të dilte e para në disiplinën e xhudos, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Por portali serb, “B92”, shkruan se medalja e artë i shkon “provincës jugore të Serbisë“.
Në lidhje me këtë shkrim ka reaguar edhe babai i këngëtares shqiptare me famë mbarë botërore, Dua Lipës. Dukagjn Lipa thekson se media në fjalë është bërë patetike që në momentin kur është blerë nga Aleksandër Vuçiç, si dhe ironizon mënyrën se si gjithnjë mediat serbe i përcjellin lajmet për Kosovën.
“B92 është bërë tërësisht patetike që kur është blerë nga Vuçiç. Mund të bëhen më krijues: E ashtuquajtura Republika e Kosovës fiton të ashtuquajturën medalje ari në të ashtuquajturën Lojërat Olimpike në të ashtuquajturën Tokio”, ironizon Dukagjin Lipa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
B92 since being purchased by @avucic has become totally pathetic. ?????
They could be more creative:
So-called Republic of #Kosovo has won the so-called #Gold Medal at the so-called #Olympics in so-called #Tokyo ?? pic.twitter.com/h15Qx12HaU— Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) July 25, 2021