Nga eliminimi në raundin e parë në daljen me barrela, shqiptarët i nisin me këmbën e gabuar Lojërat Olimpike

Sportistët shqiptarë nuk e kanë nisur me këmbën e mbarë në Lojërat Olimpike. Xhudisti Indrit Cullhaj u dëmtua rëndë në ndeshjen e tij përballë kundërshtarit të ri nga Kosta Rika, Shinshila. Cullhaj u plas keq në tapet pas një lëvizje mjaft të bukur nga Shinshila dhe për këtë arsye u nevojit barrela për të mundësuar daljen e tij nga arena.

Nga ana tjetër, aspak e pëlqyeshme paraqitja e qitëses shqiptare Manuela Delilaj, e cila u rendit e 37-a nga 53 pjesëmarrës, duke u eleminuar menjëherë në raundin e parë të kualifikueseve./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online