Qazim Laçi nuk do të ketë emocione për herën e parë në Wembley: Rrahjet e zemrës janë kur të fton Shqipëria

Qazim Laçi është kthyer në grumbullim me Kombëtaren. Mesfushori që veçohet për grintën dhe shpirtin e dhënë për Shqipërinë, nuk ishte pjesë e jona për dy ndeshjet e fundit pasi ishte i dëmtuar. Këtë herë në konferencën për shtyp, Laçi ka thënë se nuk do të ketë aspak emocione për herën e parë që do të luajë në Wembley, pasi emocionet e vërteta janë kur të fton Shqipëria.

“Ndihem gjithmonë krenar kur grumbullohem nga Shqipëria. Po pres me shpirt e zemër ndeshjet e Kombëtares. Do të punojmë në anën teknike, kemi një kundërshtar që është i fortë në të gjitha fazat e lojës. Ndeshja në Wembley? Do të jetë hera e parë për mua, por nuk do të kem emocione, rrahjet e zemrës janë kur grumbullohesh nga Kombëtarja”, tha Qazim Laçi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online