“Qau gjithë vitin për të rinovuar”, ish-futbollisti i PSG-së kritikon ashpër Thiago Silvën: Përshfiu edhe gruan, ka pasur dështime të mëdha

Thiago Silva nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e PSG-së dhe e ardhmja e tij duket të jetë larg Parisit. Rinovimi mes dy palëve nuk ka ardhur, megjithëse dëshira e brazilianit ka qenë për të qendruar. Në një prononcim për “RMC Sports”, ish-futbollisti i PSG-së, Rothen, shprehet se Thiago e ka qarë gjatë gjithë vitit pët të zgjatur kontratën, madje duke përfshirë edhe gruan e tij në bisedimd, por sipas tij vendimi i klubit ka qenë i drejtë. Rothen ka shumë kritika për mbrojtësin brazilian, për të cilin thotë se nuk e ka justifikuar rrogën e tij dhe nuk kishte ndikim te lojtarët e tjerë.

“Kam kërkuar një ndryshim në mbrojtje për një kohë të gjatë. Jo duke u krahasuar me nivelin e tij, sepse në pjesën dërrmuese të ndeshjeve ai ishte i nivelit. Ai bëri atë që klubi e priste prej tij për një kohë. Problemi është se ka pasur shumë dështime dhe shuplaka të mëdha. Thiago është pjesë e përgjegjësisë me statusin e tij si kapiten, udhëheqës i dhomës së zhveshjes dhe pagën që merr. Unë nuk kam mendje ta krahasoj atë me Ramos ose Van Dijk, por ai kurrë nuk e pati atë ndikim.

Nuk besoj se askund tjetër do ta kishte atë pagë. Për mua, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm por ka kufij. Kufizimet në nivelin mendor. Ne i kemi parë në disa ndeshje. Kur ju paguani aq shumë një lojtar ju prisni që ai të transformojë edhe lojtarët pranë tij. Dhe le ta marrë edhe përgjegjësinë. Dhe e dini se djali nuk e kapërdin dot mos rinovimin, pasi qau gjithë vitin për ta arritur. Madje u përfshi edhe gruaja e tij. Për më tepër është Silva ai që ka vendosur veton për të mos ulur pagat siç kërkohet nga Leonardo dhe presidenti”, ka thënë Rothen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *