Qarri feston dyfish, Kamza i bëri dhuratë për ditëlindje

Pranë presidentit të Skënderbeut Ardjan Takaj dje ka qenë edhe Naim Qarri, presidenti i Kamzës, i cili kishte ditëlindjen dje. Nuk kishte urim më të bukur për të nga ekipi se kjo pikë në Korçë, përballë Skënderbeut. Qarri ka marrë urimet e ekipit dhe është larguar nga stadiumi.

– Më shumë se 1500 tifozë kanë qenë të pranishëm në ndeshjen e djeshme mes Skënderbeut dhe Kamzës. Pavarësisht temperaturave të ulëta, ka pasur një interesim deri diku të mirë.

– Në tribunën qendrore të stadiumit kishte edhe miq nga Kamza, që kishin ardhur për të parë ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës. Kanë qenë me shumë se 20 tifozë ata që e ndoqën ndeshjen nga tribuna qendrore, duke bërë tifo në çdo moment për ekipin e tyre. – Si zakonisht, ndeshjen e kësaj jave e kanë ndjekur së bashku presidenti Ardjan Takaj, i shoqëruar nga zv/presidenti Arlind Boshku dhe kryebashkiaku Sotiraq Filo. Të tre pas ndeshjes ishin të mërzitur nga barazimi dhe janë larguar menjëherë nga stadiumi.

– Katër ish-futbollistë të Skënderbeut kanë qenë në fushë dje me fanellën e Kamzës. Sebino Plaku, Masato Fukui, Hektor Idrizaj dhe Erlis Frashëri, në kohë të ndryshme kanë veshur fanellën bardhekuqe. Goditjen më të madhe e ka dhënë Plaku me golin e shënuar.

– Një banderolë speciale dedikuar Sebino Plakut është hapur në tribunë në fillim të pjesës së dytë të takimit. Kjo banderolë i ka sjellë fat Plakut, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës në fund të takimit.

– Enis Gavazaj ka hequr dje maskën për herë të parë. Lojtari ka hyrë në fushë pa maskë dhe duket se nuk kishte më probleme me dëmtimin e pësuar kohë më parë në ndeshjen kundër Jang Bojs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online